Takimi i fituesve për OSHC-të në kuadër të projektit ACHIEVE

Takimi i fituesve për OSHC-të në kuadër të projektit ACHIEVE

Në datë 2 Dhjetor 2016 përfaqësues të Institutit për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri morën pjesë në takimin e prezantimit të OSHC fituese të thirrjes së dytë të Projektit #ACHIEVE. Projekti ACHIEVE – Albanian Civil Society for a European Environment është financuar nga @european.delegation.eu Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri @REC.Albania.

INLSH është fitues i projektit “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut”.

Projekti do të kontribuojë në institucionalizmin e zbatimit të legjislacionit horizontal në nivel vendor, duke rritur rolin e shoqërisë civile në pjesëmarrje në politikat vendore që informojnë dhe ndikojnë politikat kombëtare. Në mënyrë të veçantë, projekti do të eksperimentohet në bashkinë e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, duke nxjerrë mësimet përkatëse për vazhdimësinë e këtij projekti dhe në zona të tjera të vendit me qëllim zbatimin e legjislacionit horizontal nga autoritetet lokale dhe kontributin që do të japë shoqëria civile në këtë drejtim.

Thirrje për aplikim – Ekspert Politikash për zbatimin e Legjislacionit Horizontal Mjedisor në nivel lokal

Thirrje për aplikim – Ekspert Politikash për zbatimin e Legjislacionit Horizontal Mjedisor në nivel lokal

Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri (INLSH) është duke zbatuar projektin “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut”. Projekti është financuar nga programi ACHIEVE, Projekti ACHIEVE – Albanian Civil Society for a European Environment implementohet nga REC Shqiperi dhe është financuar nga Delegacioni i BE në Shqipëri.

Në kuadër të këtij projekti INLSH kërkon të kontraktojë një ekspert për një periudhë të shkurtër për hartimin e një dokumenti “Policy paper – me rekomandime mbi zbatimin e legjislacionit horizontal mjedisor ne nivel lokal.

Afati i fundit i aplikimit eshte 26 janar 2017

Më shumë informacion mund të gjeni këtu (link)