Aktivitet ndergjegjesues me nxënësit e shkollës së Mesme Ekonomike “Antoni Athanas”, Sarande

Ditën  e  Premte,  10  Shkurt  2017, nxënësit e shkollës së Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në bashkëpunim Institutin për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri organizuan  një  aktivitet promovues dhe ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit, legjislacionin mjedisor horizontal dhe rolin që ka komuniteti lokal në këtë drejtim.

Ky aktivitetet u realizua në kuadër të projektit “Institucionalizimi  i  legjislacionit  horizontal  në  nivel  vendor  dhe  roli  i shoqërisë  civile  në  krijimin,  zbatimin  dhe  monitorimin  e  politikave  mjedisore  dhe ndërgjegjësimin  e  publikut”.

Fillimisht u organizua një prezantim në shkollë i përgatitur nga nxënësit dhe më pas aktiviteti vijoi në ambjentet jashte shkollës duke mbjellë pemë dhe pastruar territorin.

Në aktivitet u shpërndanë materiale promovuese, fletëpalosje të ndryshme dhe nxënesit e klasave te hotelerisë kishin përgatitur edhe një tortë që ishte e mbuluar me mesazhin e rëndësishëm të mbrojtjes së mjedisit.

Cështje të Informimit për Legjislacionin Mjedisor Horizontal në Nivel Lokal për Institucionet e Qeverisjes Lokale dhe Shoqërinë Civile

“Cështje të Informimit për Legjislacionin Mjedisor Horizontal në Nivel Lokal për Institucionet e Qeverisjes Lokale dhe Shoqërinë Civile”

Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri  në kuadër të projektit “Institucionalizimi i legjislacionit horizontal në nivel vendor dhe roli i shoqërisë civile në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” organizoi në datë 10 Shkurt 2017 një takim prezantues dhe informues mbi projektin dhe çështjet e legjislacionit horizontal mjedisor. Aktiviteti u realizua në Sarandë dhe në të morën pjesë  përfaqësues të Bashkisë Sarandë, Bashkisë Delvinë, Bashkisë Konispol dhe Bashkisë Finiq, përfaqësues te Inspektoratit Shtetëror Rajonal te Mjedisit, Agjencisë Rajonale te Mjedisit, Agjencisë Rajonale te Zonave te Mbrojtura dhe perfaqesues te shoqërisë civile, Akademisë dhe komunitetit.

Fokusi i këtij takimi ishte mbi “Cështje të Informimit për Legjislacionin Mjedisor Horizontal në Nivel Lokal për Institucionet e Qeverisjes Lokale dhe Shoqërinë Civile”.

Në takim fillimisht u bë një prezantim i projektit dhe aktiviteteve që janë parashikuar të zhvillohen në kuadër të tij dhe më pas takimi vijoi me diskutime nga pjesëmarrist për procedurat që ndjekin institucionet lokale për të përmbushur detyrimet e tyre për të zbatuar Legjislacionin Mjedisor Horizontal Kombëtar.

Në takim u shpërnda drafti fillestar i dokumentit te politikave dhe pyetesori i hartuar per mbledhjen e te dhenave per analizën e kapaciteteve, njohurive institucionale dhe mekanizmave aktuale të koordinimit & monitorimit në mes pushtetit lokal dhe shoqërisë civile me qëllim që të mblidhen verejtjet dhe komentet e pjesëmarrësve për hartimin e versionit final te pyetësorit dhe për cështje që mund të përfshihen në dokumentin e analizës së politikave.