Informimi publik dhe zbatimi i detyrimeve për çështjet mjedisore – Takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë

Në vijim të aktiviteteve që Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri po zbaton në kuadër të projektit “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” në datë 26 Maj u organizua në ambjentet e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë një takim ndërgjegjësues me nxënësit e kësaj shkolle.

Fillimisht u organizua një diskutim në ambjentet e shkollës për legjislacionin horizontal mjedisor, informimin publik, masat e marra nga Bashkia Sarandë për informimin publik dhe zbatimin e detyrimeve për cështjet mjedisore.

Aktiviteti u organizua në formë bisede dhe përvec prezantimit të bërë nga stafi i projektit, nxënësit dhe mësuesit që morën pjesë në takim. Aktiviteti ishte pjesë e fushatës ndërgjegjësue për mbrojtjen e mjedisit. Pas diskutimit u vijua me një aktivitet në terren në mjediset jashtë shkollës, ku nxënësit vendosën kosha për hedhjen e mbeturinave dhe mbollën disa pemë për të ndërgjegjësuar nxënësit e shkollës dhe komunitetin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në kuadër të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Në javën në vazhdim do të vijohet me takime në bizneset lokale dhe komunitet në lidhje me përfshirjen e komunitetit lokal në mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën për të qënë të informuar mbi cdo vendim që lidhet me të.

.IMG_2349 IMG_2337 IMG_2373

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *