Takimi i fituesve për OSHC-të në kuadër të projektit ACHIEVE

Në datë 2 Dhjetor 2016 përfaqësues të Institutit për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri morën pjesë në takimin e prezantimit të OSHC fituese të thirrjes së dytë të Projektit #ACHIEVE. Projekti ACHIEVE – Albanian Civil Society for a European Environment është financuar nga @european.delegation.eu Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri @REC.Albania.

INLSH është fitues i projektit “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut”.

Projekti do të kontribuojë në institucionalizmin e zbatimit të legjislacionit horizontal në nivel vendor, duke rritur rolin e shoqërisë civile në pjesëmarrje në politikat vendore që informojnë dhe ndikojnë politikat kombëtare. Në mënyrë të veçantë, projekti do të eksperimentohet në bashkinë e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, duke nxjerrë mësimet përkatëse për vazhdimësinë e këtij projekti dhe në zona të tjera të vendit me qëllim zbatimin e legjislacionit horizontal nga autoritetet lokale dhe kontributin që do të japë shoqëria civile në këtë drejtim.

Share this: